(LETËR TË BIRIT) I dashur biri im

SHPËRNDAJE

Po të shkruaj këtë letër për 3 arsye:

Arsyeja 1. Jeta, fati dhe belatë janë të paparashikueshme, askush nuk e di sa gjatë do të jetojë. Disa fjalë është më mirë të thuhen herët.

Arsyeja 2. Unë jam yt atë, dhe nëse nuk ti them unë këto fjalë, askush tjetër nuk do të ti thotë.

Arsyeja 3. Ajo çka është shkruar janë eksperiencat e mia personale më të hidhura që ndoshta do të të shpëtojnë nga shumë dhimbje shpirtërore të panevojshme.

Këto që do lexosh më poshtë mbaji mend gjithmonë biri im:

Mos mbaj mëri karshi atyre që nuk janë të mirë me ty.

Askush nuk e ka për detyrë të të trajtojë ty mirë përveç meje dhe nënës tënde. Ata që janë të mirë me ty, trajtoji si thesar dhe ji falenderues, dhe duhet të jesh i kujdesshëm, sepse çdo njeri ka një arsye për çdo lëvizje që bën. Kur dikush sillet mirë me ty, nuk do të thotë se ai të do me të vërtetë. Duhet të jesh vigjilent, mos u ngut ta konsiderosh atë si shok të vërtetë.

Askush nuk është i domosdoshëm, asgjë në botë nuk është diçka që duhet ta kesh me patjetër.

Në momentin që kupton këtë, do ta kesh më të lehtë të vazhdosh jetën përpara kur njerëzit që të rrethojnë nuk të duan më pranë vetes, apo kur të humbësh diçka/dikë që e do më shumë në botë.

Jeta është e shkurtër.

Kur e harxhon jetën sot, nesër do të kuptosh që jeta po të lë. Sa më herët ta vlerësosh jetën, aq më shumë do ta shijosh atë.

Shumë njerëz të suksesshëm nuk kanë marrë një edukim të mirë, kjo nuk do të thotë që ti mund të bëhesh i suksesshëm duke mos studiuar shumë!

Çfarëdo lloj dije që të marrësh, do të jetë arma jote në jetë.Dikush mund të shkojë nga leckat në pasuri, por ai dikush duhet t’ia nisë nga disa lecka!

Unë nuk pres që ti të më mbështesësh financiarisht kur të jem plakur, as unë nuk do të të mbështes financiarisht përgjatë gjithë jetës tënde.

Përgjegjësia ime si mbështetës mbaron kur ti të jesh rritur. Pas kësaj, e vendos ti nëse do të udhëtosh në transport publik apo në limuzinë, të jesh i pasur apo i varfër.

Ndero fjalën tënde, por mos prit që edhe tjerët ta bëjnë këtë.

Mund të jesh i mirë me njerëzit, por mos prit që njerëzit të jenë të mirë me ty. Nëse nuk e kupton këtë, do të përballesh me telashe të pa nevojshme.

Unë kam blerë bileta llotarie për vite të tëra, por nuk kam fituar kurrë një çmim.

Kjo do të thotë që nëse do të bëhesh i pasur, duhet të punosh fort! Nuk ka drekë falas!

Pavarësisht sa kohë kam me ty, le ta vlerësojmë kohën që kemi sëbashku.

Nuk e dimë nëse do të takohemi përsëri në jetën tjetër.

Ji i bekuar! Ji i lumtur! Ki një jetë madhështore!