SHPËRNDAJE

Lajm i mirë për agjëruesit në Maqedoni, temperatura të freskëta gjatë Ramazanit

Nesër fillon muaji i bekuar për muslimanët, muaji i Ramazanit.

Një nga vështirësitë më të mëdha gjatë këtij muaji për agjëruesit mund të jenë temperaturat e larta, e posaçërisht kur është dita e gjatë.

Mirëpo agjëruesit në Maqedoni si duket sivjet nuk do ta kenë këtë problem, sepse gjatë tërë muajit të Ramazanit temperaturat do të jenë të freskëta, shkruan Gazeta Lajm.

Kështu së paku mund të konstatohet nga parashikimi afatgjatë që ka bë ueb faqja e njohur accuweather, e njohur si një nga ueb faqet që bën parashikimet më të sakta meteorologjike.

Sipas kësaj ueb faqe, temperatura mesatare në Maqedoni gjatë 30 ditëve të Ramazanit do të jetë 24 gradë Celsius (75 Farenheit).

Temperatura më e ulët gjatë Ramazanit në Shkup do të jetë 22 gradë Celsius, kurse maksimumi do të shkojë 29 gradë.

Temperaturat e ngjashme me ato në Shkup do të jenë në Kumanovë, kurse në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë do të jetë më freskët.

Ndërkohë temperaturat më të freskëta do të kenë agjëruesit në Strugë, Ohër dhe në Manastir.

Ditët e para të Ramazanit në Maqedoni do të jenë me mot të vrenjtë dhe me reshje shiu, kurse gjatë tërë muajit do të jetë me vranësira.