Kush është më i rrezikshëm për demokracinë, Gyleni apo Erdogani?

SHPËRNDAJE

Kush është më i rrezikshëm për demokracinë, Gyleni apo Erdogani?

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Telenovelë me turq”.

Është ky një dokumentar për operacionin fortë të dyshimtë të autoriteteve kosovare për dëbimin e 6 shtetasve të huaj për në Turqi.

Nga minuta 42:00 e tutje shoshitet më në detaje se kush në fakt është më i rrezikshëm për demokracinë, Erdogani apo Gyleni?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen direkte të krerëve të shtetit në këtë operacion që çoi në duart e Presidentit Turk, Erdogan 6 gylenistë, që ai i konsideron pjesëtarë të një organizate terroriste me emrin FETO.

Videon mund ta shihni këtu: https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-telenovele-me-turq-2

Janë rrëfimet autentike të familjarëve të të dëbuarve, drejtuesve të institucioneve arsimore të FetullahGylenit në Kosovë dhe drejtues të lartë të shtetit të Kosovës që e shpërfaqin një anë tjetër të kësaj histori që më shumë ngjan si një telenovelë.

A ishte ligjshëm implikimi i shërbimeve sekrete në këtë operacion kur Kosova ka policinë e rregullt të saj? A kryen vërtetë arrestime agjentët e Erdoganit në tokën kosovare? A mjafton vetëm shkarkimi i një ministri dhe i shefit të AKI-së? A rrezikohen gylenistët e tjerë në Kosovë? Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-telenovele-me-turq-2