Kreu i ri i VMRO-së Janushev sekretar gjeneral, Misajlovski, Jancev e Nikolovski nënkryetar, Miloshoski e Dimovski jashtë liste

SHPËRNDAJE

Igor Janushev ish drejtor i ndërmarjes publike për komunikacion është sekretari i ri gjeneral i VMRO-së ka vendosur kështu komiteti qendrorë i partisë, transmeton Zhurnal.mk

Për nënkryetar të partisë janë zgjedhur Vlado Misajlovski, Mitko Jancev dhe Aleksandar Nikolovski.

Para fillimit të mbledhjes spekulohej se deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Miloshoski nuk ishin ftuar dhe se që të dy do jenë jashtë listës së kreut të partisë.