Klaudia Pepa përqafuar me një mashkull, është ky i dashuri i ri? (FOTO LAJM)

SHPËRNDAJE

Që prej ndarjes nga bashkëshorti Albi Nako, Klaudia Pepa është në qendër të vëmendjes nga ana e mediave rozë.

Ajo është kritikuar së tepërmi për ndarjen e saj, por balerina ka vazhduar jetën pa ja u vënë veshin komenteve negative.

Por ditën e sotme, Klaudia ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale, me një foto ku shihet përkrah një mashkulli.

E veshur me të brendshme për xhirimet e projektit të saj të ri, Klaudia shihet e përqafuar me balerinin Mëcnun Giasar dhe publikimin e foto e ka shoqëruar me një zemër.

Nuk dihet ende nëse ai ndodhet pranë saj për ndonjë bashkëpunimi profesional, por një gjë shihet qartë; ata janë shumë afër njëri-tjetrit. /shigjeta.net/