SHPËRNDAJE

Publicistja Kimete Berisha ka publikuar një shkrim lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila sot dënoi me 9 vjet vrasësin e Aulon Zekës, ndërsa me 3 vjet asistuesen e vrasësit.

Berisha, në Facebook shkruan se për fëmijët e varfër s’ka drejtësi, pasi që, sipas saj, po të ishte Auloni fëmijë i një njeriu me pushtet, vrasësi do të merrte dënim më të lartë.

Ajo e vlerëson kriminale drejtësinë e Kosovës, duke thënë se sjell vetëm fatalitet dhe fatkeqësi.

Shkrimi i plotë:

Për fëmijët e varfër s’ka drejtësi

Me pas qenë Auloni djali i dikujt prej këtyne t’mëdhenjve, sa e kishin dënu vrasësin e tij!

Çka ua merr mendja shqiptarë, a e kishin dënu vetēm me 9-të vjet burg vrasësin e tij, dhe me 3 vjet, kriminelen që frymëzoi, ndihmoi dhe inkurajoi vrasësin ta kryejë krimin.

A thotë Zoti ta durojnë prindërit e Aulonit gjithë këtë padrejtësi!

Drejtësia e Kosovës është kriminale.

Sjell vetëm fatalitet dhe fatkeqësi.

Drejtësia që i vret njjerëzit e vdekur për së dyti, dhe kur e sheh që viktimat janë politikisht të pafuqishëm dhe fukarenj, i shkel në fyt.

I keni shkelë me pare gjykatës e prokurorë;

Ju jeni ata që i keni ‘vjedh’ dhomat e dëshmive të krimit;

Ju jeni ata që ua falni burgun kriminelëve!

Ju jeni ata që e motivoni krimin në Kosovë dhe i inkurajoni njerëzit të marrin hak.

Kriminelët e vendosin drejtësinë.

Jo veç politika, po parja vendos kush sa duhet të dënohet për krime dhe kush duhet të lirohet krejt.

E liruat vrasësin e Donjeta Pakazitit, njëherë i ‘gjetët’ dëshmitë e dëshmitarët, e pastaj s’di çka ‘ndodhi’, nuk i gjetët ‘dëshmitariët’.

Jo liri, jo lëvizje të lirë…por ky vend është i kriminalizuar, i kontamijuar, është parajsa e kriminelëve dhe e mafiozëve.

Çerdhja e gjarpërinjive është në sistemin e drejtësisë.

Qysh dënohet me 9-të vjet burg vrasësi i pamëshirshëm, që vrau me paramendim dhe e fshehu trupin e viktimës!

A ju bjen në mend Zoti kur i shikoni fëmijët e juaj kah rriten.

(Po shihet), Kosova nuk mund të funksionojë pa protektorat të fortë, pa dikë që i rri mbi kokë.

Anipse, ia doli t’i korruptojë edhe gjykatësit fukarenjë të OKB-BE-së.

Këtu keqpërdoret pavarësia dhe lriia.

Shqiptari i lirë për të vendosur drejtësi-po tregohet i rrezikshëm.

…s’ka drejtësi. Drejtësia (pafajësia) është mall që blihet me pare.

Fukarenjë që e shesin drejtësinë me pare.

Këtu është rrezik të ta humbin farën.

Dhe vriten njerëzit ditë’m drekë, e nuk dënohet kurrë kush.

Edhe kur dënohet, dënohet sa për të thënë.

Sepse, liria këtu të çon në robëri, shitet e blihet pafajësia; shitet e blihet burgu….

Tmerr i tmerrit. Shtet jofunksional dhe kriminal.

Asnjë Institucion, asnjë komision, nuk është i pavarur…zinxhiri i krimit nuk ka fund, as nuk ka kush e këput.

Çka po thu ti ‘sy’ Meduze…ministër i drejtësisë!

A po t’vjen hiç marre! A je njeri ti, ke ti pak dashni, aq pak sa të bëhesh në anën e viktimës…!

P.S. E ti, Aulon, mos fal

(se, kështu duke falë njëri-tjetrit, kemi ardhur deri në këtë ditë ku na ka marrë anën e keqja dhe padrejtësia).

Padrejtësia nuk falet, ajo duhet të paguhet…të ndëshkohet rëndë.

Po ti ‘kalo i lirë dhe thuaj, më në fund e pashë dritën’! 😢

Askujt mos ti mbetet zhig të jetojë në Kosovën e padrejtësive së tmerrshme.