Kim Mehmeti kërkohet për ministër të Kulturës?!

SHPËRNDAJE

Kim Mehmeti kërkohet për ministër të Kulturës?!

Në Lëvizjen BESA kanë bërë të ditur se në kuadër të qeverisë ata do të qeverisin me Ministrinë e Kulturës.

Por kreu i kësaj partie,Afrim Gashi nuk ka dhënë ndonjë emër për këtë post, por duke theksuar se kjo parti ka kuadro të mirëfillta dhe të profesionalizuara që mund të drejtojnë edhe këtë dikaster.

Por në kuadër të thashethemeve në qarqet politike, burime partiake pranë LSDM thonë për INA se publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti do të ishte kandidati ideal dhe tejet reflektues në postin e Ministrit të Kulturës.

“Duke ditur se më parë Kim Mehmeti ka mbështetur këtë Lëvizje, pse jo të mos jetë në këtë detyrë.

Ai do të lartësonte edhe më shumë këtë ministri, duke qenë se vjen nga bota e letërsisë dhe kulturës, dhe është njohës i mirë i rrethanave aktuale shoqërore”, theksoi një përfaqësues i LSDM-së, duke theksuar se megjithatë është çështje e BESËS se kë do të propozojë për ministër. (INA)