Kim Jung Un: Nuk dëshiroj të bëhem Sadami ose Ghadafi i dytë

SHPËRNDAJE

Kim Jung Un: Nuk dëshiroj të bëhem Sadami ose Ghadafi i dytë

Kim Jung Un, lideri i Koresë Veriore, në një bisedë telefonike me presidentin e Koresë Jugore, i ka thënë atij se ka hequr dorë nga programi bërthamore që të mos ketë edhe ai fatin e tragjik të cilin e kanë përjetuar diktatorët Sadam Husejn i Irakut dhe Moamar Ghadafi të Libisë.

Lideri koreanoverior Kim Jong-un thotë se ka pezulluar të gjitha testet e raketave bërthamore dhe do të heqë fare rrjetin bërthamor. “Nga 21 prilli, Korea e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistikie ndërkontinentale”, raportuan agjencitë e lajmeve në vend. Kim thotë se testet e mëtejshme janë të panevojshme, pasi kapaciteti bërthamor i Penianit u “verifikua”.

Deklarata surprizuese erdhi në një kohë që Koreja e Veriut po përgatitet për bisedimet historike me SHBA-të. Kim do të takohet me homologun e tij Moon Jae-in javën e ardhshme për samitin e parë ndër-Korean, pas më shumë se një dekade dhe me presidentin amerikan Trump në Qershor. Të dy vendet kanë shtyrë Penianin të braktisë nuklearizimin dhe reaguan pozitivisht në lidhje me zhvillimet e fundit.