KËRCOVË, KËSHILLTARËT E ALEANCËS ME INICIATIVË URGJENTE KUNDËR NDOTJES SË AJRIT NGA TEC – OSLLOMEJ

SHPËRNDAJE

Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dega Kërçovë, duke marrë parasysh shqetësimin e qytetarëve të Kërçovës nga ndotja e jashtëzakonshme dhe e vazhdueshme e ambientit nga TEC Osllome dhe që sot më datë 12.06.2018 e njejta u rikonfirmua edhe njëherë, nesër (13.06.2018) ngrit INICIATIVË për të thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit të Komunës së Kërçovës për të diskutuar rreth këtij shqetësimi njofton shigjeta.net.

Me këtë rast këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët apelojnë deri tek kolegët tjerë të këshillit për të mbështet këtë INICIATIVË pavarësisht ngjyrave partiake duke konsideruar që ndotja e ambientit është problem që nuk njeh ngjyra partiake dhe etnike./shigjeta.net/