Kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, nuk po mund të fshehë nervozën me humbjen që do të pësojë në zgjedhjet lokale të së dielës.

Sot, në kuadër të debatit parazgjedhor në Click Plus në TV21, që do të transmetohet sonte me fillim në ora 21:30, Ibrahimi në mungesë të argumenteve, ka ofenduar edhe votuesit e pranishëm në këtë debat e që kishin mundësi t’u parashtronin pyetje kandidatëve për deputet në Çair.

“Ju jeni rrugaç”, i është drejtuar Ibrahimi qyterarëve të pranishëm në këtë debat, ndërsa për të vërtetuar nervozizmin dhe shqetësimin e tij lidhur me mbështetjen e vogël që ka, ai madje u mundua të krahasohet edhe me figurat e larta kombëtare që kemi si Adem Jashari.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me reagime nga më të ndryshmet në kundërshtim të këtij ofendimi të rëndë të Zeqirija Ibrahimit.

Së fundmi, Kryeminstri Zaev dhe deputeti Muhamed Zeqiri denoncuan koalicion midis partisë Besa dhe VMRO DPMNE për zgjedhjet lokale.