Ja kush ishte personi që u dogj i gjallë në veturë!

SHPËRNDAJE

Ja kush ishte personi që u dogj i gjallë në veturë!

Në autostradën zvicerane, një vozitës u dogj i tëri në një elektroveturë Tesla. Po kush ishte shtetasi gjerman që u aksidentua në Zvicër?

Reinhold R. (48), sipërmarrës nga Baden-Württembergu, ka qenë duke u kthyer nga një udhëtim zyrtar nga Milano. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Reinhold R. ishte udhëheqës i një sipërmarrje në Tettnang dhe prodhuesit të furnirit nga Sllovakia, Europlac. Sipërmarrjet ishin themeluar në vitet 1994 dhe 2002 dhe udhëhiqeshin nga ai.

Sipas policisë, njofton Albinfo.ch, sipërmarrësi gjerman ishte aksidentuar të enjten në autostradën A2 në afërsi të Tunelit Monte-Ceneri, në drejtim të Veriut.

Ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij, duke goditur barrierën në mes dy korsive. Vetura u rrotullua dhe i doli flaka, ndërsa sipërmarrësi nuk ka mundur të shpëtojë, shkruan “Bild”. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.

Në ndërkohë, edhe Tesla është prononcuar lidhur me aksidentin: “Jemi të prekur thellë me aksidentin”, ka deklaruar një zëdhënës i Tesla. “Jemi duke hulumtuar që t`i grumbullojmë të gjitha faktet lidhur me këtë rast”.