SHPËRNDAJE

Partia e Re e cila që një kohë të gjatë ka nisë punët për themelimin e një subjekti të ri politik tek shqiptarët e Maqedonisë, sot edhe zyrtarisht i mësohet emri, logoja dhe udhëheqësi i saj.

“ POPULLI është një parti politike konservatore e qendrës së djathtë, e cila ka si objektiv themelor garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave bazë të shqiptarëve dhe qytetareve te tjere si dhe promovimin e vlerave të familjes, pronës, besimit, moralit, kulturës, traditës dhe historisë së çdo individi. Liria, drejtësia, barazia dhe besimi në Zot, janë në themel të platformës së kësaj partie, motoja e së cilës është; “Me Popullin, për Popullin!”. Në filozofinë tonë politike, individi është në qendër të çdo vendimmarrjeje, sepse kjo siguron parimin tonë bazë; – Individi i fortë – shteti i fortë! Duke vënë interesin e individit në qendër të angazhimit të tij, shteti bëhet më i drejtë dhe më i forte”, thonë për shekulli.mk, burime të besueshme të Partisë Populli.