Ja cili deputet shqiptarë nuk e votoi Ligjin për Gjuhën Shqipe (DOKUMENT)

SHPËRNDAJE

Në Kuvendin e Maqedonisë u miratua ligji i ri për gjuhët, që avancon përdorimin e gjuhës shqipe. Ligji kaloi me 68 vota pro dhe 1 votë abstenim, ku sipas parimit të Badenterit votuan 28 deputetë të etnive joshumicë, prej të cilëve 27 “për” dhe një votë abstenim.

Nga 23 deputetë shqiptarë (3 LSDM, 10 BDI, 5 BESA, 3 ALEANCA, 2 PDSH) në sallë ishin vetëm 22 deputetë shqiptarë, si dhe 6 deputetë të tjerë të pakicave. Por ai që mungoi ishte kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, që nuk isht në seancë. Ndërsa pro votoi deputetja e kësaj partie, Merale Ferati, njofton Realiteti.

Mungesën e liderit të PDSH-së e kanë theksuar edhe portale të tjera, ndërsa nuk është bërë e ditur arsyeja e mungesës së tij. /Realiteti