Irina Shayk ndikohet nga Shën Valentini. Thotë se është koha për pasion

SHPËRNDAJE

Modelja e njohur ruse Irina Shayk njihet për bukurinë e rrallë të saj. Pas ndarjes nga ylli botëror në futboll Cristiano Ronaldo, për Irinën është përfolur shumë herë rreth lidhjeve të mundëshme të saj. Madje thashethemet sot e asaj dite nuk u ndalën kurrë.

Shayk vazhdoi jetën e saj prej një modeleje duke mos u ndalur së ekspozuari asetet e saj trupore. Ajo me trupin seksi që posedon ka arritur t’i prek majat e modelizimit duke qenë numër një sa i përket këtij profesioni gjithëpopullor.

Vetëm në rrjetin social Instagram ajo numëron mbi 9 milionë njerëz, shifër kjo e madhe që çdo kush prej personave publik dëshiron ta ketë. Irina se fundmi ka publikuar një foto shumë të lezetshme.

E shtirë në një shtrat të një dhome, ajo ka hapur dekoltenë e saj që i vë në pah gjoksin seksi. Kur dita e të dashuruarëve është afruar, si duket edhe super modelja ruse është bërë gati për këtë gjë.

Ajo ka shkruar në këtë foto “koha për pasion, valentini“. Por nuk dihet se në krahë të kujt do të jetë Irina. Ndoshta këtë gjë do ta bëjë publike në momentin dhe kohën e duhur.

Linku: https://www.instagram.com/p/BfD1bw2jQGY/?taken-by=irinashayk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcZ2J1ZD3l1/?taken-by=irinashayk