Idriz Orana i bënë “temena” edhe BDI-së edhe LSDM-së për një post në “VODOVOD”

SHPËRNDAJE

Këshilli i Qytetit të Shkupit, dy muaj më parë ka sjell vendim për shkarkime dhe emërime në bordin drejtues të Ndërmarrjes Publike (N.P) “Ujsjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup, mëson Zhurnal.mk.

Në bazë të këtij vendimi janë emëruar edhe anëtarë të rinj në bordin drejtues të  N.P. “Ujsjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup, një ndër të emëruarit në këtë bord është edhe ish-kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), për kryetar të Komunës së Çairit, Idriz Orana, njofton Zhurnal.mk

Vendimi për emërimin e Oranës në këtë bord tanimë është shpallur edhe në “Gazetën Zyrtare”.

Idriz Orana, si një nga eksponentët e PDSH-së në Shkup dhe njeriu që fliste gjithnjë me admirim për Menduh Thaçin dhe fliste fjalë nga më të kqijat për Ali Ahmetin dhe BDI-në tanimë kur duhet të vijë në një pozitë sikur lideri i tij që i harrojë edhe parlamentin dy dhomësh edhe ndarjen e buxhetit në mënyrë proporcionale, vetëm e vetëm për të marrë një kafshat nga “mishi” i Qeverisë, e që me sa duket është i gjengjit, edhe Orana i harron të gjitha dhe bie në gjunjë edhe para atyre që deri dje i quante tradhëtar, anti-shqiptare edhe para LSDM-së që e quanin edhe ai edhe shefi i tij “komunjarska partia” vetëm e vetëm të marrin një post.

Po ky Idriz Orana, që para të rinjëve dhe të rejave të PDSH-së paraqitet me stilin e “kaubojit” ashtu sic e ka stilin dhe mënyrën e të vepruarit edhe partia e tij, për vite të tëra sa është në skenën politke herë në PPD, herë në PDSH, pastaj në DR, e prap në PDSH gjithnjë gjendet nëpër pozita të shtetit. Athua partia e tij nuk ka figura tjera, njerëz të rinjë e të përgatitur për pozita drejtuese apo Orana është i vetmi i pranuar për maqedonasit si funksionarë që gjithmonë ka dështuar.

Se kjo është kështu dëshmon edhe një fotografi e shkeprepur dhe e plasuar në rrejetet sociale ku Orana feston marrjen e këtij posti me të dështuarin tjetër, ish-deputetin Bekim Fazliu i cili asnjëherë nuk arriti ti fiton zgjedhjet në njësinë zgjedhore numër një me siglën e PDSH-së.

Pra si rrjedhojë e kësaj shumë aktivistë të PDSH-së, sic mëson Zhurnal kanë filluar të kalojnë në rradhët e BDI-së duke thënë se përderisa për interesat e tij, Orana shkelë të gjitha parimet pse mos të shkojmë edhe ne vetë të BDI e të punësohemi e ta sigurojmë nga një kafshatë buke për familjet tona.

“Përfundimisht kjo dëshmon se në politik gjithcka është matematik e cila rezulton me zero. Për arsye se Orana për të avancuar vetëveten ka lënë anash shumë kuadro të rinjë që janë shumë të përgatitutur se ai. Pra gjithmonë ai duhet të jetë i pari, kandidat për deputet, kryetar komune, drejtor, i punësuar në klinikë etj., e ne të tjerët duhet vetëm të brohrasim në mitingje. Turp! Nga sot unë vetë shkoj te BDI nuk ka nevoj as Thaci e as Orana të bëjën pazar me votat e mija. Do luftojë të zë një vend pune për të siguruar buk dhe mirëqenje për familjen time”, thonë disa aktivistë të PDSH-së, të revoltuar nga ky verprim i partisësë tyre./Zhurnal