‘Hyrremi’ i befason të gjithë në tepihun e kuq, ja si dukej

SHPËRNDAJE

‘Hyrremi’ i befason të gjithë në tepihun e kuq, ja si dukej

E tash, aktorja e famshme Gjermano-turke, Meryem Uzerli ka treguar se kur është fjala për t’u dukur me stil di të ia vë kapakun.

34-vjeçarja e lindur në Kassel të Gjermanisë ka vite që ka nisur karrierën fillimisht si modele e më pas si aktore në Turqi, vendlindjen e prindërve të saj.

Ajo një ditë më parë ka kaluar mbi tapetine kuq të organizuar nga shou “Fashion For Relief”, përderisa ka shkëlqyer me një fustan ngjyrë blu tejet të lehtë që në shikim të parë nga larg mund të duke edhe si i bardhë.

Me flokët e lidhura e të ndara në dy fitila, ajo ka bërë një paraqitje mahnitëse në këtë shou.

Përveç kësaj ajo ka qenë prezentë edhe në “Festivalin e Kannës” kur edhe ka marrë vëmendjen me një fustan të gjatë ngjyrë rozë e me punime ngjyrë argjendi.

Duhet theksuar se Meryem Uzerli ndiqet nga plot 4 milionë ndjekës në “Instagram” dhe ka të publikuara pothuajse dymijë foto e video.