Hapet tempulli për ta adhuruar Satanin, myslimanët e katolikët paralajmërojnë apokalipsin (Foto)

SHPËRNDAJE

Victor Damian Rozo pretendon të jetë i biri i pakontestueshëm i djallit dhe e ka ndërtuar një tempull në Kolumbi, dedikuar për adhurim të Satanit.

10 vjet më parë, Rozo kishte hequr dorë nga katolicizmi përkushtimin e tij jetësor i kishte falur Lucifer, i cili ai beson se është i vetmi Zot i vërtetë, shkruan Periskopi.

Që nga atëherë, misioni i tij ka qenë që të rekrutojë ndjekës të luciferizmit, t’i mbledh në tempullin e tij, dhe të lidhë shpirtrat e tyre me djallin.“Vice” ka bërë një reportazh nga Kolumbia te tempulli i Rozos, duke qenë dëshmitar i një ceremonie sataniste.Ndërkohë, kundërshtime të ashpra kanë shprehur pjesëtarë të fesë katolike e islamike, duke paralajmëruar se apokalipsi është afër.Adhurimin e hapur kushtuar djallit ata e përshkruajnë si veprim të fundëm mëkatar të njerëzimit.“Le të na mbrojë dhe udhëheq i madhi Zoti në këto kohëra sprovuese për gjykimin që do të vijë dhe le të na mbajë në rrugën e duhur që fundi ynë të mos jetë zjarri i ferrit, por parajsa”, ka

shkruar një faqe islamike në Facebook. /Periskopi/