Gjesti madhështor i Majlinda Kelmendit/ Dhuron medaljen e artë për të shëruar fëmijët me kancer!

SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Care for Kosovo Kids dhe njëherazi fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi ka shkruar një mesazh duke ftuar të gjithë që t’i bashkohen iniciativës së komunitetit të BERZH njofton shigjeta.net

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, shkruan Kelmendi/Shigjeta.net/