Gjermanët tallen me meshkujt shqiptarë: Pëlqejnë të bëjnë të fortin dhe të shajnë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ka qenë faqja shumë e njohur gjermane Trend Blitz, e cila ka postuar një video ku është marrë me prototipin e shqiptarit përcjell shigjeta.net

Duke qenë se shqiptarët që kanë shkuar në Gjermani për azil kanë qenë të shumtë, edhe vendasit tashmë kanë arritur të krijojnë një imazh për ne.

Ata kanë dhënë imazhin e një mashkulli shqiptar që i pëlqen të bëjë të fortin, që bën shqiponjën vend e pa vend dhe që sigurisht shan në mënyrën më banale.

Në fund videon e kanë mbyllur me këngën kokaina të Mozzik, por në asnjë pjesë të videos nuk kanë lënë pa përfshirë dicka që i karakterizon shqiptarët: natyrën energjike dhe shumë impulsive. /Shigjeta.net