Gjenerali serb: KFOR-i na paralajmëroi se në Kosovë mund të ketë tensione

SHPËRNDAJE

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq po prentendon se gjatë një takimi me zyrtarë të KFOR-it, kanë marrë paralajmërime se gjendja në Kosovë mund të jetë e tensionuar.

Këto deklarimi ai i bëri gjatë një vizite në një kamp ushtarak afër Bujanocit, raporton RTS

“Ka shumë rëndësi që ne të shkëmbëejmë informacione me KFOR-in të cilët janë subjekt i sigurisë, përgjegjësisë dhe paqes në rajon. Në të premten kemi pasu bisedime me komandantin e KFOR-it dhe ai tha se mund të ketë tentime për ta prishur gjendjen e sigurisë në zonën tokësore dhe në Kosovë. Por për fat të mirë deri më tani situata është stabile”, tha Dikoviq, transmeton lajmi.net

Në lidhje me këtë temë foli edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Ai deklaroi se informacionet nga KFOR-i duhet të merren seriozisht.

Por Vulin u shpreh i bindur se KFOR-i do ta parandalonte çdo tensionim të mundshëm.