SHPËRNDAJE

Shqiptarët e Kosovës në Zvicërr jemi mësuar shpesh t’i dëgjojmë për punën e tyre fizike që bëjnë nëpër kompani të ndryshme ndërtimi të njohur ndryshe si “baushtele”. Mirëpo shumë prej tyre tashmë me punën dhe profesionin e tyre po intergrohen suksesshëm edhe në jetën politike dhe kulturore.

Burim Muqa është njëri ndër ta, ai punon si zhvillues programesh softverike në një kompani të njohur në Zvicërr mirëpo krahas kësaj ai merret edhe me fotografi.

“Fotografinë e kam një pasion të cilit i kushtoj një pjesë të madhe të vëmendjes dhe kohës së lirë’’ thotë Burimi i cili vie nga Komuna e Suharekës.

Ai thotë se fotografitë e tij janë exposuar nëpër galeri të ndryshme në Zvicër gjithashtu ato janë botuar edhe nëpër revista të ndryshme zvicerriane.

Burimi thotë se ka fituar çmime nëper gara të ndryshme, ai ka fituar vendin e dytë tek gara „Swiss Photo Awards“ në Cyrich ndërsa në 100 vjetorin e komanisë “Nikon” fotografia e tij ka arritur të hyjë në top dhjetëshen e fotografive më të mira.

Burimi është adhurues i natyrës ai udhëton nëpër vende të ndryshme të Botës për të bërë foto. Me shumë krenari tregon se ka ekspozuar në Zvicër edhe fotografi me peisazhe nga Kosova pasiqë siq thotë ai për nga bukuritë natyrore Kosova ngjason shumë me Zvicrrën.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto nga fotografi Burim Muqa i cili jeton dhe punon ne Zvicër./Shigjeta.net