“For You” e Rita Orës kthehet në këngën më trend në Britani të Madhe

SHPËRNDAJE

For You” kënga e fundit e Rita Orës në bashkëpunim me Liam Payne, që është edhe kolonë zanore e filmit të ri “Fifty Shades” është kthyer në pozitën e parë të top-listës trend në Britani të Madhe.

Bashkëpunimi i dyshes debutoi në pozitën e 11-të të top-listës zyrtare muajin e shkuar.

Ndërsa lansimi i filmit për Ditën e Shën Valentinit ka shtuar interesimin për këngë duke e kthyer në rrugën drejt top-dhjetëshes, transmeton Albinfo.ch.

Në top-dhjetëshe është edhe Dua Lipa me “IDGAF” që javën e fundit ishte e katërta.