Fatime Fetai paralajmërim “bombë” për rastin “Monstra”

SHPËRNDAJE

Fatime Fetai paralajmërim “bombë” për rastin “Monstra”

Sot në Gjykatën Penale duhet të mbahet ka filluar seanca gjyqësore për rastin “Monstra” kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës në Shkup me 12 prill të vitit 2012.

Prokurorja Fatime Fetai gjatë fjalëve hyrëse paralajmëroi prova të reja, të pazbuluara në opinion me të cilat do të zbardhet gjendja faktike në rastin Monstra.

“Nga provat dhe faktet do t’i nxjerrim përsëri nga akuza e vjetër dhe me provat e reja, Prokuroria Speciale ka bërë ndryshime në akuzë, gjithë kjo me qëllim që të vihet drejtësia”, theksoi prokurorja Fetai duke shtuar se është e obliguar ta lexojë akuzën e vjetër të Gordana Geshkvoskës, por se ka përpiluar një akuzë të re të korrigjuar. Akuza e re do të lexohet pas pak.

Fatime Fetai tha se duhet të merret parasysh akuza e vjetër në të cilën të akuzuarit akuzohen për terrorizëm.

Prokurorja Fatime Fetai kujtoi se e ka marrë këtë lëndë kur Supremja e ktheu lëndën në rigjykim.

Ognen Stavrev kumtoi se ka ndryshim në Këshillin Penal dhe edhe përkundër faktit se rasti gjykohet me Ligjin e vjetër për procedurë penale ku nuk është paraparë incizimi, Ognen Stavrev tha se megjithatë gjithë gjykimi do të incizohet

Seanca e fundit u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarit Fejzi Aziri i cili ishte hospitalizuar në repartin e Pulmologjisë. (INA)