SHPËRNDAJE

Një grup ushtarësh nga Turqia kanë arritur në një bazë ushtarake në kryeqytetin e Katarit, Doha, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes së Katarit.

Grupi arriti në bazën ajrore Al Udeid në Dohën Jugore, thuhet në deklaratë, raporton AA.

Grupi i ushtarëve të rinjë do të bashkohen me grupin tjetër, i cili më parë arriti në bazën ushtarake Tariq bin Ziyad.

Ky veprim vjen si pjesë e një marrëveshjeje mbrojtëse të vitit 2014 midis Dohës dhe Ankarasë sipas të cilës Turqia krijoi një bazë në Katar me kërkesën e qeverisë së saj./arbresh.info/