E TMERRSHME/ Dadoja drogon fëmijët, që të jetë e lirë për të shkuar në solarium

SHPËRNDAJE

Dadoja drogon fëmijët, që të jetë e lirë për të shkuar në solarium

January Neatherlin, 32 vjeçe nga Oregoni ka pranuar se fëmijëve të moshës prej 6 muajve deri në 4 vjeç i kishte dhënë barëra për gjumë në mënyrë që të shkojë e qetë në solarium apo në fitnes.

Neatherilin është arrestuar pasi policia kishte gjetur shtatë fëmijë të lënë pa asnjë mbikëqyrje në shtëpinë e saj, në të cilën kishte hapur një çerdhe ilegale. Por, përveç që i detyronte të pinë barëra për gjumë dhe i linte vetëm, te fëmijët janë gjetur edhe lëndime në kokë dhe djegie nga qumështi i nxehtë, transmeton Insajeri.com.

“Gjatë gjykimit nuk ka treguar asnjë keqardhje, madje edhe kur është ballafaquar me prindërit e tërbuar”, ka thënë nëna e njërit nga fëmijëve, Audrey Torrance.

Përndryshe, Neatherlin është e njohur për policinë prej më herët sepse me emra Jaunary Livsey dhe January Brooks ka kryer disa vjedhje dhe mashtrime.

Lejen e hapjes së çerdhes së fëmijëve “Little Gigges” ka marrë në vitin 2010, por kur pas dy viteve i kishte kaluar licenca, nuk e kishte përtërirë më. Në SHBA leja për udhëheqje të çerdhes është e nevojshme vetëm nëse personi kujdeset për më shumë se tre fëmijë.