E pabesueshme: Turistja ruse lind duke notuar në det

SHPËRNDAJE

Moment i pabesueshëm i lindjes së një foshnje në detin e kuq në Egjipt pasi një turiste ruse lindi në ujë.

Lindja ndodhi në qytetin Dahab, ju mund ta shikoni bashkëshortin dhe babain e turistes duke e nxjerrë foshnjen nga uji, raporton daily mail, transmeton lajmi.net

Disa momente më vonë nëna doli nga uji e qetë dhe e lumtur duke u bashkuar kështu me foshnjen e saj në plazh.

Imazhet u bënë hit nëpër rrjete sociale sapo u postuan. Nuk është e qartë nëse gruaja ka tentuar që të lind në oqean apo nëse lindja ndodhi papritur.

Derisa besohet se burri më i vjetër të jetë babai i saj, disa kërkime sugjerojnë se ai ishte doktor, çka do të thotë që lindja ka qenë e planifikuar.

Imazhet janë kapur nga ballkoni i një shtëpie pranë plazhit dhe është e paqartë nëse familja ka pasur dijeni se po fotografoheshin. /Lajmi.net/