E FUNDIT/ Dimitrov: Në qershor presim të fillojmë me negociatat për në BE

SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pas takimiit me homologun e tij polak, Jacek Czaputowicz, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, duke iu referuar politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), deklaroi se muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Maqedoninë, por edhe për gjithë Ballkanin.

“Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Maqedoninë, të rëndësishëm janë për Ballkanin. Është me rëndësi sa më shumë vende anëtare për të investuar në aspektin e energjisë, angazhimit politik, që kjo të mbyllet me sukses. Presim dhe japim gjithçka që mundemi që në qershor vendet anëtare të BE-së të marrin vendim politik të fillojnë negociatat me Maqedoninë”, deklaroi Dimitrov, duke shtuar se politika e zgjerimit është me interes të madh edhe për BE-së.

Ministri Dimitrov theksoi se vendi i tij me Poloninë gjithmonë ka patur marrëdhënie shumë pozitive, miqësore, të afërta dhe me shumë mirëkuptim. Ai shtoi se Polonia poashtu është vend që mbështet Maqeoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s.

“Ka ngritje të madhe të shkëmbimit tregtar në vitin 2017 në krahasim me nivelin e vitit 2016, diçka që shpresojmë se do të rritet edhe më shumë me linjën e rregullt ajrore të kompanisë polake, që do të fillojë së funksionuari nga muaji qershor këtë vit”, u shpreh Dimitrov.

Duke folur për mosmarrëveshjen me emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, shefi i diplomacisë maqedonase tha se kjo është shkalla më e vështirë që duhet Maqedonia ta kalojë, por shtoi se janë duke u përpjekur që në disa muaj të krijojnë një atmosferë të kompromisit dinjitoz që do të përjetohet në mënyrë dinjitoze nga të dyja palët në çështje që, siç tha ai, “për shumë vjet është lënë pas dore, herë pas here është margjinalizuar dhe nganjëherë është keqpërdorur për nevoja të brendshme”.

– Czaputowicz: Duam që BE-ja të demonstrojë gatishmëri për Ballkanit Perëndimor në Union –

Ministri polak, Jacek Czaputowicz, nga ana e tij, tha se vizita e tij në Maqedoni është për të shprehur mbështetjen e vendit të tij për aspiratat drejt BE-së dhe NATO-s të Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Duke u bazuar në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, kryesimi bullgar me BE-në, sipas tij, kontribuon në ngritjen e anëtarësimit evropian të Maqedonisë.

“Duam që BE-ja të demonstrojë gatishmëri për pritje të shoqërisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union. Vitin e ardhshëm Polonia do të kryesojë me Procesin e Berlinit, që krijon sinergji me atë që ndodh formalisht në BE. Në atë kohë Rumania do të kryesojë me BE-në dhe shpresoj se do të jetë me rëndësi, sepse duam që të jemi të angazhuar për Ballkanin Perëndimor, që në një periudhë sa më të afërt të bëjmë hap të rëndësishëm në afrimin e vendeve drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, deklaroi Czaputowicz.

Lidhur me mosmarrëvshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, shefi i diplomacisë polake tha se pret që bisedimet midis përfaqësuesve të të dy vendeve do të përfundojnë me sukses. Ai theksoi se vendi i tij, por edhe vendet tjera evropiane përpiqen të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm brenda të cilit do të arrihet mirëqenie dhe konsensus.

“Mendoj se ato bisedime do të përfundojnë me sukses. Shohim veprime të mëdha dhe të rëndësishme të bëra nga pala maqedonase, të tilla si ndryshimi i emrit të aeroportit. Shohim gatishmëri të përcaktuar në diskutimet e lidhura me çështjen e emrit, ndërsa nga ana tjetër vërejmë nevojë dhe pritje nga pala maqedonase për t’u kushtuar vëmendje çështjeve të caktuara që lidhen me identitetin”, tha Czaputowicz.

Dimitrov dhe Czaputowicz, më herët ishin të pranishëm edhe në takimin e shtatë mes Polonisë dhe Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve të quajtur “Konferenca e Shkupit”, me funksionarë shtetërorë nga Maqedonia dhe Polonia.