E dua një pasaportë Shqiptare!

SHPËRNDAJE

e dua një pasaportë Shqiptare!

GABIMIN më të madh historik që është duke bërë Qeveria Shqiptare është mos pajisja me pasaporte shqiptare të shqiptarve ne balkan në Maqedoni, Kosove, Mali të Zi, etj. Duke mos bërë këtë Qeveria shqiptare po shkel kushtetuten e vëndit dhe po diskriminon kombetarisht shqiptarët ne ballkan!

Të gjitha vendet tjera fqinje tan në ballkan kan nga dy parë pasaportë. Bullgaria ka pajisur me pasaporte sllavo-maqedonasit, Greqia qipriotet dhe cdo minoritet të saj, Serbia serbet e Bosnjes dhe Kosovës, Kroacia kroatet e Kosoves dhe të Bosnjës, Ruamania poashtu.

VETEM SHQIPERIA si për INAT nuk po do me i pajis me pasaporte shqiptare, shqiptarët në Kosove, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Kushtetuta Shqiptare e percakton si detyrim dhenien e pasaportave për gjith njerëzit me etni shqiptare ku do që jan ata, Pse nuk reagojn mediat për këtë, pse nuk i pyet njeri qeverine dhe parlamentin shqiptare? Pse SHQIPERIA NUk po do me i pajis shqiptaret me pasaporte?

A ka dikush t’i shkruaj Kryeministrit Edi Rama për këtë punë!??