Dy gjëra që duhet t’i hiqni menjëherë nga profili juaj në Facebook

SHPËRNDAJE

Në ditët e sotme jeta e njeriut është shumë e vakët pa rrjetet sociale pasi ata na njohin me botën, miqtë e të afërmit.

Por publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme, transmeton Lajmi.net.

Datën e plotë të lindjes:

Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

Numrin e telefonit

Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.