SHPËRNDAJE

Pas Taulant Xhakës, i cili sot ka zyrtarizuar lidhjen e tij me fejesë në një ceremoni familjare, të njëjtën gjë ka bërë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku. Ai ka shkëmbyer unazat me të fejuarën rumune Roxana Gabriela Dan, madje për të treguar këtë, ka bërë edhe shqiponjën së bashku.

Ceremonia është bërë në Itali, në Veneto, ku Llullaku ka shtëpinë e tij dhe ku jeton edhe familja. Llullaku luan në Kazakistan me ekipin e Tobol, i huazuar nga Astana, ku kërkon rikthimin. Azdreni është pjesë periodike e Kombëtares që nga viti 2013.