Dëshmoi Abdylfetah Alimi njeriu që shpëtoi Selën e po mbahet pafajësisht në burg: Dhunuesit kërkonin gjak shqiptari

SHPËRNDAJE

Dëshmoi sigurimi i kuvendit, Abdylfetah Alimi: Dhunuesit kërkonin gjak shqiptari

Abdylfetah Alimi, sigurimi i Kuvendit, që me 27 prill u prezantua si shpëtues i Ziadin Selës gjatë dhunës në Kuvend, e më pastaj u akuzua, dëshmoi sot në gjykatë, për tentimvrasjen e Selës.

Ai sqaron se ka hyrë në sallën e konferencave ku i ka parë Zaevin, Selën, Spasovskin dhe Xhaferin, si edhe disa deputetë tjerë.

Sipas tij, aty kërkohej gjak shqiptari, sepse kështu fjalë kishte dëgjuar nga turma e dhunshme. Alimi tha se bashkë me një kolegë janë munduar t’i mbrojnë deputetët, aq sa kanë mundur, por edhe gazetarët.

Përveç Alimit, dëshmi pritet të jep edhe deputeti Muhamed Zekiri. /Telegrafi/