Deputeti Grek sulmon ministrin e Arsimit të Greqisë “Ti nuk je grek, je shqiptar” (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Deputeti Manolis Glezos dhe heroi grek i Luftës së II Botërore, kishte mbajtur në Parlamentin grek një nga fjalimet më të fuqishme që për popullin e tij kishte qenë i papritur.

Ai ndër të tjera para deputetëve të vendit të tij tha se grekët dhe shqiptarët janë dy popuj fqinj të cilët duhet të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

Për më tepër ai iu drejtua edhe dhe ministrit të arsimit K. Arvanitopoulos duke i kërkuar të deklarohet nëse është shqiptar apo grek, transmeton InfoPress.

“Ke emër të huaj, nuk ke emër grek. Je Arvanitas! Shqiptar”, u shpreh ndër të tjera ai.