Bondsteel, arrestohet serbi i prezantuar si agjent i “CIA”-s, ja kush është/VIDEO

SHPËRNDAJE

Amerikanëve iu prezantua si agjent i CIA-s por policia e Kosovës po dyshon se ai është spiun i ndonjë shërbimi tjetër.

Petar Mihajloviq kur shkoi në kampin ushtarak amerikan Bondsteel në Ferizaj me vete kishte një dokumentacion të qëndrimit legal në Kaliforni dhe leje të vozitjes, të dyjat dëshmi që u kishte skaduar afati në vitin 2006.

Pos dokumenteve të skaduara, gjatë kontrollimit, shtetasit serb iu gjetën gërshërë, thika kuzhine si edhe 780 euro e disa dinarë.

Por deri sa të verifikohet misioni eventual i Mihajloviqit, shtetasi serb që u arrestua në Bondsteel do të mbetet në paraburgim.

Ditëve në vazhdim pritet që Agjencia e Kosovës për Forenzikë të nxjerrë rezultatet për gjësëndet e konfiskuara nga i dyshuari ndërsa Zyra Ndërlidhëse Kosovare në Beograd do të mësojë se cila është e kaluara e këtij personi.