Blerim Destani refuzon Bleona Qeretin: Jam i dashuruar dhe i lumtur (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Blerim Destani është një nga meshkujt shqiptarë për të cilin vajzat lënë kokën, por me siguri të gjitha tani do të zhgënjeheni kur t’ju themi se aktorit ja kanë rrëmbyer zemrën. Këtë Blerimi e ka pranuar sot, i ftuar në “Xing me Ermalin”, kur një komentues në rubrikën “Pyetje nga Facebook-u”, e pyeti Blerimin pse nuk martohet me Bleonën apo nuk ka aq para sa do ajo?

Bleonën nuk e kam takuar kurrë live”, u shpreh Blerimi ndërsa Ermali tha se do t’ja prezantojë ai, por aktori nuk u shfaq aspak i interesuar për ta takuar Bleonën duke u shprehur: “Unë jam i dashuruar dhe i lumtur”.