Blendi Fevziu flet për herë të parë hapur mbi dilemën mes Klan e Top Channel

SHPËRNDAJE

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka folur hapur në lidhje me vendimin e tij për të qëndruar apo jo në televizionin Klan, ku ndodhet prej mëse 20 vitesh si drejtues i njërit prej emisioneve politike më të shikuara në Shqipëri.

I ftuar në emisionin 360 gradë në Oraneës, Fevziu e ka dhënë përgjigjen me gojën e tij, se ai ka vendosur të qëndrojë në Klan.

Fevziu: Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë.

Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën.

Gazetari është “ngacmuar” nga kolegu i tij Artur Zheji me pyetjen nëse ka patur Rama të bëjë me ngjarjen në fjalë dhe vendimin e tij.

Zheji: Ka pasur ndikim kryeministri le të themi në dyzimin tënd për t’u larguar nga Tv Klan?

Fevziu: Jo fare! As nuk ka rënë biseda. Plus që duhet të jeni të sigurt që Rama nuk influencon dot as një nga vendimet e mia.

Zheji: As në tendosjen e marrëdhënieve me zt.Frangaj?

Fevziu: Jo! Kam dëgjuar interpretime nga më të çuditshme. Së fundmi, dëgjova një interpretim për një rast vdekjeje që u shokova. Kjo është çështje se si ndodhin gjërat. Rama nuk është mik me mua. Kam një raport korrekt pune siç mund të keni edhe ju. Një njeri që nuk është mik nuk mund as ta këshillosh dhe as ta dëgjosh. Unë i kisha kërkuar Top-t të largohesha. Blushit ia kam kërkuar unë dhe kisha një problem moral me Aleksandër Frangajn për raportin moral që kam pasur 20 vite me të. Doja që ta mbyllja këtë kapitull të Klanit me një lloj mirëkuptimi. Ka qenë vetëm bisedë e imja me të. Kisha një projekt që dukej më interesant se sa ky në Klan. Unë nuk kisha një shkak. Kjo ishte një çështje që është më tërheqëse se sa kjo. Ajo që po bën Ben Blushi në Top Channel është një fuqizim i influencës politike përmes fuqizimit të lajmeve, emisioneve etj. Kjo mua mu duk më intriguese. Në Klan është krijimi i një fasade televizive pa u marrë me thelbin. Një tv duhet të ketë 70% të kontentit të tij jashtë studiove, pra jetën reale, ne jemi 80% brenda studiove. Jam të shtohen akoma më shumë reportazhet, emisionet investigative, personazhet reale. Vetëm në Shqipëri ekziston dhe askund tjetër në glob që ti mund të vish në emision duke paguar lekë që për mua është e pa imagjinueshme. Ti ke biznesin tënd dhe paguan dhe vjen si i ftuar.