Bisedimet për emrin e Maqedonisë ? Një debat që rrezikon të shkund kombësinë shqiptare!

SHPËRNDAJE

Shkruan: Amet Gjana (Deputet në Parlamentin e Belgjikes) Bisedimet ndërmjet Maqedonisë e Greqisë për emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë përcjell shigjeta.net (IRJM) mund t’ishin bisedime të rëndomta për të zgjidhur një problem ndërmjet dy shtete fshinjë që aspirojnë të jetojnë me marrëdhënie fshinjësore normale nëse do të ndodhnin në një pjesë tjetër të botës. Por si gjithmonë në këtë pjesë të kontinentit evropian, më shumë se askund tjetër në botë, bisedimet ndërshtetërore kanë prapasqena shumë dimensionale dhe teoritë konspirative më të elaboruara nuk i konkurrojnë dot intrigat e palëve në konflikt. Një pikë të përbashkët kanë të gjitha konfliktet dhe bisedimet ndërmjet fqinjëve tanë që nga periudhat më të hershme : çfarë mund t’u marrim shqiptarëve më shumë duke i përçarë krerët e tyre apo duke i blerë ata. Fqinji më i favorizuar në Rajonin tonë është Greqia, e cila shfrytëzon maksimalisht dhe pa rezervë pozicionin e saj e të qenurit një vend anëtar i BE-së dhe NATO-së si në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik. Ajo ka ndërtuar një kapital simpatie dhe marrëdhënie të fuqishme si me Evropën ashtu dhe me Amerikën duke përdorur nostalgjnë për Greqinë e lashtë. Shpërkujdesja e Evropës për gadishullin tonë dhe adhurimin për Greqinë e lashtë, largësia gjeografike e aleatit tonë më të fortë Amerika dhe ndërgjegjja e dobët kombëtare e krerëve tanë politik kanë vendosur Greqinë në pozicionin e një aktor i pashmangshëm në Rajon, çfarë thotë Greqia duket si fjala e Zotit për ndërkombëtarët ! Njëkohësisht letargjia e faktorit politik shqiptar në Rajon apo dhe më keq, heshtja e tyre e qellimshme dhe kriminale do të çojë në një marrëveshje Greqi-Maqedoni që nuk do të zhbllokojë vetëm përcaktimin e emrit të IRJM-së dhe anëtarësimin e saj në NATO por gjithashtu ajo do të dobësojë elementin shqiptar në Rajon. Në të vërtetë, po të arrihet një marrëveshje në bazë të propozimit të përfaqësuesit të posaçëm të OKB-së Matthew Nimetz me versionin sllav dhe të sanksionuar si të papërkthyeshëm në gjuhën shqipe të emrit të IRJM-së ashtu siç është zbardhur nga mediat, shumë shpejt Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-së dhe do të jetë e pozicionuar më mirë se shtetet tona, Shqipëria e Kosova, në raport me integrimin në BE dhe instancat ndërkombëtare dhe karakteri dykombësh, sllav e shqiptar, i shtetit maqedonas do të pësojë një dëmtim të pariparueshëm në favor të sllavëve. Ku qëndron atëherë logjika e ligjit të dygjuhësisë i miratuar së fundmi nga Parlamenti maqedonas kur simbolet më të larta të shtetit do të jenë vetëm në gjuhën sllave dhe kur prezantohet ndërkombëtarisht në të gjitha garat ndërkombëtare vetëm në gjuhën sllave ? Mos vallë ky miratim kishte për qëllim që të qetësonte opinionin publik shqiptar duke e prezantuar si një arritje e madhe në ndërkohë që negociohet këtej në kurriz të interasave kombëtare shqiptare me përcaktimin e emrit të IRJM-së ? Bashkë me Liridon Lika, ligjërues dhe studiues në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, të Shkencave politike dhe të Kriminologjisë pranë Universitetit të Liezhit (Belgjikë) dhe Arben Fetai, magjistër i shkencave politike (marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime evropiane), si dhe lobist në fushën e çështjeve evropiane dhe të zhvillimit ndërkombëtar, kemi përpiluar një apel drejtuar faktorit politik shqiptar për t’u marrë urgjentisht me këtë çështje përndryshe do të ketë pasoja të pariparueshme në pozicionin e shqiptarëve në Rajon dhe për identiten kombëtar të shqiptarëve në këtë shtet. Nën kontekstin e strategjisë së re për anëtarësimin e Ballkanit përendimor të Komisionit evropian, në rast se arrihet një marrëveshje e tillë, Shqiptarët do të jenë të rrethuar me vende që vërtet nuk do të mundën formalisht t’i pengojnë në rrugën e tyre të integrimit evropian siç e parashikon strategjia e re por që praktikisht nuk do të reshtin së tentuari, përmes miqve të tyre dhe në mënyrë të tërthortë, për të penguar shqiptarët në rrugën e tyre integruese ose dhe më keq, në shkëmbim të heqjës së presionit të miqve të tyre, për t’u kërkuar qeverive shqiptare lëshime të reja qoftë për territore qoftë për të drejta të përforcuara për minoritetet në dy shtetet shqiptare qoftë dhe të dyja. Si rrjedhojë shqiptarët do të dobësohen rrënjësisht dhe proçesi integrues do të ketë shërbyer krejtësisht mbrapsht për t’i copëtuar dhe më keq shqiptarët. Liderët shqiptarë në Maqedoni, për shumicën e tyre, nuk janë aspak në lartësinë e detyrës por kjo nuk ndryshon nga liderët e tjerë shqiptarë në Rajon kur s’janë vetë bashkëpunëtorë të së keqës që po gatuhet dhe njëherë në kazanat e politikës intrigante ballkanike kundër shqiptarëve. Ata, sa për të shpërqëndruar opinionin publik shqiptar merren me kundërshtimet e tyre brenda llojiit duke thirrë protesta gjithëpopullore jo për interesat kombëtare dhe për t’u paraprirë të këqijave që pęrgatisin fëqinjët tanë por për interesat e tyre shumë të ngushta për të fituar apo ndenjur në pushtet dhe ku pushteti u mundëson që të shesin sa më shumë asetet kombëtare dhe interesat kombëtare shqiptare. Pa një zgjim urgjent të popullit shqiptar dhe një ndërgjegjësim të faktorit politik shqiptar në Rajon, shqiptarët e Maqedonisë dhe të Rajonit do të humbasin çdo lloj mundësie për të fituar të drejtat që u takojnë dhe për të qenë një faktor përcaktues në Rajon. Pa llogaritur se dhe vetë votuesit shqiptar, për një pjesë në rritje të tyre, kanë marrë vendimin e mbrapsht të përshpejtojnë këtë proçes duke votuar për partitë sllavo-maqedonase në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale./Shigjeta.net/