Bëri një postim në Facebook në gjysmë të natës, babai u gjet i vdekur nga vajza – kishte mbytur edhe gruan e tij (Foto)

SHPËRNDAJE

Bëri një postim në Facebook në gjysmë të natës, babai u gjet i vdekur nga vajza – kishte mbytur edhe gruan e tij (Foto)

Një baba që vuante nga problemet e shëndetit mendor kishte postuar një mesazh të frikshëm në Facebook duke e quajtur gruan e tij ‘Djall’ vetëm disa orë para se ta vriste.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë vajza e shqetësuar e Stephen Arnold e cila kuptoi rreth këtij postimi dhe vrapoi në katin e dytë të shtëpisë së tyre në New Waltham, Lincolnshire, vetëm për të zbuluar se babai i saj e kishte vrarë veten, bashkë me njerkën e saj.

Një postim të tillë Arnold e kishte bërë në orën 3 të mëngjesit më 6 shtator 2016, vetëm dy ditë pasi u lirua nga spitali, ku u trajtua për probleme të shëndetit mendor.

Siç është bërë e ditur, e bija e tij i kishte lutur mjekët për mbështetje dhe shprehu shqetësimin e saj për lirimin e tij të hershëm nga spitali.

Vajza e Arnold, Leanne, e cila ishte duke qëndruar gjatë natës për t’u kujdesur për babain e saj, tha se ajo vrapoi lart, sapo kishte marrë një telefonatë nga të afërmit për ta njoftuar atë rreth postimit në Facebook.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se ishte përpjekur të merrte këshilla për shëndetin mendor në ditët para tragjedisë.

“Ai u bë paranojak dhe ishim të shqetësuar”, ka thënë ajo.

Leanne tha se kishte larguar edhe thikat nga kuzhina për shkak të rrezikut që paraqitnin kur babai i saj doli nga spitali.

Hetimet kanë zbuluar se Z. Arnold u gjet i shtrirë në krevat në krah të gruas së tij.

Dëshmia e ekzaminimit post mortem të zbuluar nga patologu tregoi se Znj. Arnold, 46 vjeçe, vdiq nga plagë të shumëfishta në gjoks dhe në qafë.

Ndërkaq Z. Arnold vdiq nga plagë të shumta në parakrahun e majtë të shkaktuar nga një thikë e gjetur në vendngjarje. /Telegrafi/