BDI E STRUGËS I KËRKON ZAEV’it SPITAL NGA FACEBOOK’u KUR PIJNË CAFFE I KËRKOJNË DIÇKA TJETËR.. (FOTO LAJM)

SHPËRNDAJE

Drejtori i Spitalit të Strugës Asim Musa në rrjetin e tij social pasi ka postuar një foto bashkë me kryeministrin Zoran zaev dhe kryetarin e Komunës Ramiz merko ka shkruar se ‘’Unë I thash vetëm një fjali –Spital të ri në Strugë’’ka përfunduar Musa. Nevoja për spital të ri në Strugë është imediate dhe në këtë drejtim kjo cështje tashmë është bërë edhe politike sepse gjatë fushatës u përmend nga të gjitha partite por deri tani vetëm premtimet kanë mbetur.Imperativi për ndërtimin e një Spitali të ri në Strugë apo rikonstruimin e këtij ekzistuesit është imediate dhe e domosdoshme në funksion të një shërbimi më cilësor ndaj pacientëve nga rajoni i Strugës dhe qyteteve fqinje në disa raste kanë ngritur shqetësimin pacientët por edhe uniformat e bardha.Ata të thonë se pavarsisht shërbimit cilësor që marrin pacientët është e domosdoshme që të bëhet rinovimi gjeneral i godinës ekzistuese ose të ndërtohet një i ri sepse kushtet e tanishme në Spitalin e Strugës nuk janë ato që duhet të jenë të një qendre rajonale spitalore ku trajtohen pacientë nga i gjithë jugperëndimi i Maqedonisë apo nga qytetet fqinje të Shqipërisë .