Australi, fiton dy herë lotarinë brenda 6 ditësh

SHPËRNDAJE

Australi, fiton dy herë lotarinë brenda 6 ditësh

Të fitosh lotarinë, të ndodh maksimumi një herë në jetë dhe vetëm pak njerëz kanë fat. Por një 40-vjeçari australian, i ka ndodhur dy herë në harkun e një jave.

Ai ka arritur të fitojë rreth 1.5 milionë euro. Identiteti i tij nuk publikohet, dihet vetëm ajo se çfarë ai kërkon të bëjë me çmimin: të blejë një makinë të re, të investojë në sektorin imobiliar në Sidnei dhe të bëjë pushime në Honolulu.

Hera e parë ishte 6 maji. Bileta fituese ishte 1,020,487 dollarë australianë, e barabartë me rreth 644 mijë euro.

Festimet filluan menjëherë, por goditja e vërtetë e fatit nuk do të kishte ardhur ende. Gjashtë ditë më vonë, më 12 maj, një tjetër biletë dhe një çmim i parë, 1,457,834 dollarë, këtë herë, që është pothuajse 920 mijë euro.

Në fakt, për fituesin dihet vetëm mosha, 40 vjeç dhe vendi i origjinës, Bondi, një periferi e Sidneit.

Ai foli për organin zyrtar që drejton lotarinë në Shtetin e Uellsit të Ri Jugor: “Mendova se ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë,” rrëfeu dhe shtoi se, “gjasat për ta fituar dy herë janë pa dyshim inekzistente.

Dua t’u jap të tjerëve këshilla se si të fitoj lotari, por nuk kam asnjë “.

Ajo që dihet me siguri, megjithatë, është se si do të përdorë paratë: të investojë në pasuri të patundshme në Sidnei dhe të blejë një makinë të re. Por mbi të gjitha, pushime në Honolulu.