Arriti gjashtë milionë ndjekës në Instagram, Demi Rose falënderon fansat me fotografi lakuriq (Foto, +18)

SHPËRNDAJE

Është vetëm 22 vjeçe, por e njohur në të gjithë botën për paraqitjet e saj “të nxehta”.

Modelja e njohur Demi Rose është nga ato modele, e cila famën e ka arritur që në moshë të re.

Ajo vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Së fundmi, ajo vendosi t’i befasojë të gjithë, teksa publikoi një fotografi mjaft “të nxehtë” për fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Këtë imazh, ajo vendosu t’ua bëjë atyre dhuratë me rastin e arritjes së gjashtë milionë ndjekësve në llogarinë e saj.

“6 milionë ndjekës? Faleminderit për të gjithë dashurinë tuaj, ju vlerësoj të gjithëve”, ka shkruar Demi.

Modelja zeshkane shfaqej në këtë imazh krejtësisht lakuriq, e shtrirë, teksa mbante me duar gjoksin e saj.

Fotografia në fjalë, arriti të grumbullojë një numër të madh pëlqimesh nga ndjekësit e saj, tashmë të shumtë në numër. /Telegrafi/