SHPËRNDAJE

Pavarësisht nga tendenca e presidentit amerikan për t’u “afruar” me presidentin rus Vladimir Putin, administrata amerikane ia dha tri shuplaka Rusisë. Për 2018-ën ekspertët parashikojnë “kaos”, shkruan CNN, transmeton InfoPress.

Një seri veprimesh të ndërmarra nga administrata amerikane ndaj Rusisë tregojnë një “kthim vendimtar” nga marrëdhënia më e ngrohtë me më shumë bashkëpunim me Moskën, në të cilën u thirr Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp gjatë fushatës parazgjedhore dhe në fillim të mandatit të tij shkruan CNN.

Siç potencon ky televizion amerikan, për një javë, administrata e Tramp e quajti Rusinë “fuqi rivale”, duke vendosur sanksione ndaj një bashkëpunëtori të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin dhe vendosi t’i japë Ukrainës një armë anti-tank për ta ndihmuar atë të luftonte forcat pro-ruse.

CNN thekson se kjo është një seri hapash, në përputhje me retorikën e ashpër të Departamentit të Shtetit, për “aktivitetet destabilizuese të Moskës në Ukrainën lindore” dhe kundërshtimet e Pentagonit se Rusia “shkel qëllimisht marrëveshjet për përfundimin e konfliktit në Siri”.

Si shembull, thuhet se Trump është nën presion për shkak të hetimit aktual për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve në vitin 2016, si dhe për shkak të mosbesimit shumë të gjerë të komunitetit të inteligjencës amerikane, diplomatëve, Pentagonit dhe deputetëve të SHBA-ve në Rusi dhe, siç pretendon ajo, veprimtaritë e tij të vazhdueshme kibernetike “.

Siç shton CNN se dyert e Shtëpisë së Bardhë janë mbyllur për personat pranë Trump, të cilët aluduan për bashkëpunim më të madh me Moskën. /InfoPress