Ali Ahmeti do të shkruhet në histori ja kush e thotë

SHPËRNDAJE

Portali TetovaSot mëson nga burime brenda BDI-së, se nesër në seancën kuvendore për amandamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve mund të votohet Ligji i gjuhës shqipe.

“Nesër pritet të votohet ligji i gjuhës shqipe, i kemi numrat”, thotë për TetovaSot, burimi brenda BDI-së.

Me miratimin e ligjit të gjuhës shqipe, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të shkruhet në histori si politikani shqiptar më i fuqishëm që solli gjuhën shqipe zyrtare në Maqedoni dhe që finalizoi edhe Marrëveshjen e Ohrit.

Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, asnjë ligj nuk është debatuar më tepër dhe më gjatë se Ligji për gjuhët dhe për këtë arsye ka ardhur edhe koha të mbyllet kjo çështje me çka me sukses do të finalizohet edhe pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit.

Nëntë muaj është debatuar në opinion lidhur me ligjin. Dy herë është miratuar nga ana e Kuvendit me shumicë prej 69 deputetësh.

Ligji i gjuhëve është në lexim të tretë në Kuvend, ndërsa VMRO-DPMNE ka dorëzuar 35.569 amendamente me arsyetimin se ligji është jokushtetues dhe duhet të tërhiqet.