Alex Del Piero, pas 19 vitesh ndahet nga bashkëshortja Sonia Amoruso (FOTO)

SHPËRNDAJE

Alessandro Del Piero dhe Sonia Amoruso i kanë dhë fund martesës së tyre pas 19 vjetësh.

Çifti ka tash e sa kohë që nuk shfaqen më bashkë, dhe sipas revistës “Chi”, dyshja janë ndarë.

Ata jetojnë në Los Angeles, por kur vijnë në Itali, ai shkon në Milano, ndërsa Sonia në Torino.

Ish-çifti janë prindër të tre fëmijëve, teksa duket se pas 19 bjetësh nuk kanë mundur të kapërcejnë një krizë të tillë.

Ish-kampioni i skuadrës së Juventusit pasi ka jetuar në Australi dhe Indi, është transferuar në Los Angeles me familje.

Ndërkohë, asnjë fotografi e çiftit në mbrëmje mondane nuk qarkullon në rrjetet sociale. /Telegrafi/