ALARM: Për 2 javë, 80 mjekë nga Tetova kanë kërkuar vërtetim për ikje jashtë shtetit

SHPËRNDAJE

Vetëm gjatë dy javëve të fundit, 80 mjekë nga Tetova kanë marrë vërtetimet për të punuar jashtë Maqedonie, njofton Gazeta “Lajm”. Ekzodusi i mjekëve po vazhdon me ritëm të shpejtë. Maqedoninë po e braktisin jo vetëm të rinjtë, por edhe mjekë specialistë, bile në mesin e tyre, ka edhe mjekë specialistë me eksperiencë 20 vjecare.“Nuk mund të themi se vetëm të rinjtë po ikin jashtë Maqedonie, por po ikin edhe mjekë specialistë me eksperiencë të gjatë në mjekësi, respektivisht në institucionet shtetërore të Maqedonisë”, ka bërë të ditur dr. Ylber Besimi nënkryetar i Odës së Mjekëve.Mungesa e mjekëve tanimë po ndjehet pothuajse në të gjitha spitalet e Maqedonisë, por një gjë e tillë nëse vazhdon kështu, në të ardhmen do të bëhet problem edhe më i madh. Gazeta Lajm