SHPËRNDAJE

Para disa minutave ka ndodhur një aksident në Xhepçisht të Tetovës ku si pasojë e këtijë aksidenti ka mbetur e lënduar një grua.

Vetura e tipit Golf 5 ka goditur një këmbësore e cila ka qenë duke e kaluar rrugën.

Shkaqet që çuan deri te ky aksident ende nuk dihen por ekipi i policisë ka dalë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.

Sipas disa dëshmitarëve than se gruaja e shtrirë ka pritë për disa minuta ambulantën por shihet se disa banorë i kanë dhënë ndihmën momentale.

Për momentin këmbësorja është dërguar në spital dhe gjendet jasht rezikut për jetë.