SHPËRNDAJE

Agjencitë turistike të Kumanovës, po i rrjepin nxënësit shqiptarë për ekskurzione

Agjencitë turistike në rrethinën e Kumanovës në bashkëpunim me shkollat po i rrjepin nxënësit me shumat e mëdha për organizimin e një ekskursioni jashtë qytetit të Kumanovës, raporton ‘lexo.online’.

Ky fakt ka irrituar prindërit të cilët, për shkaqe ekonomike detyrohen që fëmijëve t’ua prishin dëshirën për një udhëtim me shoqëri.

“Çmimet që përcaktohen për ekskursione në fund të vitit janë enorme. Agjencitë merren vesh me stafin e profesorëve në kurriz të nxënësve dhe prindërve. Është turp! 2600 denarë për një natë në Strugë janë shumë për standardin tonë dhe rrogën mesatare të një familje. Unë kam 3 fëmijë- nxënës. Nuk mundem ta favorizojë njërin. Do të duhet ose të tre ose asnjëri. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto marrëveshje të agjencive me arsimtarët”, ka deklaruar një prind që ka preferuar të mbetet anonim.

Nuk kanë ndaluar edhe reagimet në rrjetet sociale. Në kete kontek permenden agjencite e shqiptareve me seli te Stadiumi i qytetit. Pikerisht drejtoret e shkollave shqiptare ne Kumanove jane perplasur me pronari e njeres Agjenci per shkak te cmimeve shume te larta per nxenesit ne krahasim me ofertat qe ju behen nxenesve maqedonas, raporton ‘lexo.online’..

“Arsimtarët që nuk kanë para me udhëtuar në shëtitje, për shkaqe financiare. Tregoni unë ua paguaj, mos manipuloni me nxënësit”, shkruan një prind tjetër./lexo.online