Adelina shfaq partnerin maqedonas në një moment plot dashuri (Foto)

SHPËRNDAJE

Për mbi një vit, këngëtarja Adelina Tahiri ka mbuluar çdo gjurmë nga i dashuri i saj, Serjoza Markov.

Por tashmë kur kanë kurorëzuar dashurinë, nuk ka pse të fshihet më.

Sidoqoftë, avokatin maqedonas, Tahiri po e mban sërish për vete.

Këngëtarja në një moment interesant ja ka mbuluar fytyrën personit të zemrës, për të cilin motra e saj, Diana duket të ketë një dashuri të madhe.

Në dy prej fotove të postuara nga Adelina në rrjete sociale, partneri i saj shihet nën përqafimin e motrës së vogël, me të cilën relacionin duket se e ka për mrekulli.

Një e dielë si kjo, plot dashuri! /Prive.al/