Adelina e këshillon motrën e vogël Zanfinën (FOTO)

SHPËRNDAJE
Adelina dhe Zanfina Ismaili janë dy emra të skenës sonë muzikore shumë të njohur për publikun.

Madje, Adelina cilësohet edhe si ‘diva e estradës shqiptare’, e kur jemi tek ajo, në rrjete sociale së fundi ka postuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me motrën e saj, Zanfinën, shkruan lajmi.net.

E veçanta e kësaj fotografie është se Adelina shkroi fjalë që rrjedhin nga brendia për motrën e saj, të cilën e quan ‘Princesha ime e vogël’.

Ndër të tjera, Adelina shkroi “S’ka rëndësi sa e madhe ajo është, sa grua e bukur është bërë, sa serioze ecë në jetë… Ajo gjithmonë do të jetë Princesha ime e vogël, Të dua Zan”, ndërsa e emocionuar Zanfina ia kthen “Awww, m’qkrive ta ha zemren edhe dalukin’.

Kujtojmë që javë më parë Adelina ka qëndruar në Kosovë dhe ka paralajmëruar kthimin e saj, por këtë herë si aktore.