5 veshjet më të shtrenjta të Melania Trump, shikoni çantën 75 mijë dollarëshe (Foto)

SHPËRNDAJE

Veshjet e Melania Trump gjithmonë kanë qenë të komentuara në median rozë, jo vetëm për stilin, por edhe për shifrat marramendëse të kostos së tyre.

E kuruar deri në detaje, me stilin elegant dhe plot sharm, Melania ka fituar vëmendjen maksimale në çdo dalje të saj, që nga momentet e fushatës dhe deri më tani.

Në fotogalerinë e mëposhtme do të shihni aksesorë dhe veshje të jashtëzakonshme të Zonjës së Parë të cilat nuk kanë kaluar pa vëmendje, sidomos kur është fjala për çmimin e lartë. Një pallto me lule 3D e cila kushton plot 51 000 dollarë s’mund të jetë një gjë e zakonshme.

1.Fustani nga Monique Lhuillier, 7,995 dollarë

2.Kostumi nga Michael Kors, 4,995 xhaketa dhe 4,995 fundi.

3.Çanta Hermès Birkin, 13,461 dollarë

4.Pallto Dolce & Gabbana 3D, 51,500 dollarë

5. Çanta Crocodile Hermès Birkin, 75,000 mijë dollarë