SHPËRNDAJE

4 përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore të agjërimit

Muaji i Ramazanit është një periudhë e agjërimit, sakrificës, duke i dhënë vetës mundësinë për të kultivuar më shumë vetë-disiplinë. Në të vërtetë, esenca e agjërimit në Ramazan është shpirtërore. Sidoqoftë, ky muaj i shenjtë ofron një numër përfitimesh për mendjen dhe trupin.

Edhe shkenca ka provuar që Ramazani është një muaj plot me bekime. Kongresi Ndërkombëtar mbi “Shëndetin dhe Ramazanin”, i cili u mbajt në Kasablanka në vitin 1994, mbuloi 50 studime mbi etikën mjekësore të Ramazanit dhe vuri në dukje përmirësime të ndryshme në shëndetin e përgjithshëm të atyre që agjërojnë.

Unik Portal ju sjell 4 përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore të agjërimit.

Ofron qetësi të zemrës dhe mendjes

Ramazani ka domethënie shpirtërore intensive për ata që agjërojnë. Myslimanët e praktikojnë bujarinë duke qenë bamirës, duke u lidhur me familjen, duke u mbledhur rreth tryezës së iftarit, spiritualitetit, duke u lutur dhe vetë-kontrolluar e duke praktikuar sjellje të mira. Të gjitha këto zakone ndërtojnë ndjenjën e paqes, qetësisë dhe vetë-kënaqësisë.

Përmirëson nivelin tuaj të yndyrës në gjak

Një studim i kryer në vitin 1997 tregoj se agjërimi ulë nivelin e yndyrës në gjak, zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq deri në 8 për qind, nga 30 për qind triglicerideve, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo mund të shpjegohet me zakonet tona të ngrënies dhe stërvitjes. Në Ramazan, njerëzit zgjedhin ushqime më të shëndetshme si arrat, supë me thjerrëza, pemë e perime dhe ushqim të gatuar në shtëpi.

Mund t’ju ndihmojë të kapërceni varësitë

Ju mund të keni varësi si duhani, ushqimet e shpejta, çokollatat, prandaj agjërimi mund t’ju ndihmoj të kapërceni varësitë. Për shkak se Ramazani ju mëson vetëpërmbajtjen për shumicën e ditës, do të kuptoni se varësia juaj nuk do të jetë e vështirë siç mendoni! Zgjidh një varësi të këtij Ramazani. Mund të jetë varësia nga pirja e duhanit, gënjeshtra, çokollata, madje edhe thashethemet.

Ndihmon reduktimin e yndyrës në trup dhe humbjen e peshës

Nëse konsumoni shumë ushqime me yndyrë, atëherë Ramazani është ideal për të lënë anash këto ushqime dhe për të ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme dhe me sa më pak yndyrë. Ramazani mund të jetë një mundësi e përkryer për të ri-trajnuar veten. Dhe për t’u kthyer në rrugën e duhur për të ngrënë ushqim të shëndetshëm. Kur pothuajse, ju mësoni të kontrolloni dëshirat tuaja. Si rezultat, deri në fund të Ramazanit do të keni fuqi më të madhe. Dhe do të jeni shumë më i përmbajtur duke ju thënë JO ushqimeve me kalori.

Agjërim sa më të lehtë në këtë muaj të shenjtë!